TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi lidhur me dorëzimin e firmave për Kuvendin Kombëtar.
"Nuk zgjidhet kriza që po kalojmë as duke përsëritur pa fund sllogane pa vlerë e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin për t’u fshehur. Po nuk pamë realitetin në sy , po nuk i dhamë zgjidhje problemeve tona, por vazhdojmë të fshihemi pas pikave e presjeve të statutit apo procedurave të sajuara, kjo do të thotë të tallesh me vullnetin, shpresën dhe dinjitetin e demokratëve.
Anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat apo karriget në selinë e partisë ndërkohë që ata enden rrugëve nën goditjet e një qeverie e kryeministri monstër! Demokratët presin që drejtuesit e tyre t’i udhëheqin drejt rikthimit të PD në pushtet pasi të kemi rrëzuar këtë regjim antishqiptar e kjo nuk bëhet duke u fshehur.
Vota është në themel të demokracisë! Vota tregon dhe kush është shumicë apo pakicë e pakicës. Vota është dhe zgjidhja për situaten e krizës që po kalojmë. Gjithshka tjetër, “po” është tallje me demokratët!', shkruan Paloka.
