AKTUALITET, 10 Shkurt 2026, 16:58

Pak para nisjes së protestës, Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga simpatizantët

Pak para nisjes së protestës, Berisha shkon në selinë e PD,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, teksa pas vetëm pak minutash pritet nisja e protestës kombëtare të PD-së.

Berisha ka takuar simpatizantët e shumtë para se të futej në ambientet e brendshme të selisë së partisë.

Sakaq, pritet që pas pak momentesh Berisha së bashku me drejtues të tjerë të partisë dhe protestues të tjerë t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë.