AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 15:29

I kërkuar për krime që kanë lidhje me terrorizmin, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

I kërkuar për krime që kanë lidhje me terrorizmin,

Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë spanjolle këtë të martë, si person i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë.

Sipas medias spanjolle, Diariosigloxxi.com, shqiptari i arrestuar kërkohej i akuzuar për nxitje të veprave terroriste dhe se përdorte rrjete sociale për të promovuar sulmet vetëvrasëse.

Arrestimi i 35-vjeçarit erdhi në kuadër të operacionit ‘Azabache’.

Hetimet paraprake për veprimtarinë e tij në platformat sociale konfirmuan se ai ndiqte ideologjinë më radikale të natyrës terroriste, pasi përmendte figurën e kamikazit, të lartësuar nga organizatat terroriste.

I kërkuar për krime që kanë lidhje me terrorizmin,