AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 17:43

Gjashtë vatra zjarri në të gjithë vendin/ Ministri i Mbrojtjes: Situata problematike në Mirditë!

Gjashtë vatra zjarri në të gjithë vendin/ Ministri i

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar të dhënat në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Ai shprehet se janë gjashtë vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës ku po punohet prej orëve të para të ditës për të izoluar flakët.

Peleshi thotë se problematike është situata në fshatin Ndërshen në Mirditë ku është e pamundur edhe ndërhyrja me helikopter për shkak të erës.

“Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara.

Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave”, shkruan Peleshi.