AKTUALITET, 11 Mars 2025, 11:36

Orikum/ Zjarr në një zonë me shkurre, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë një banesë

Orikum/ Zjarr në një zonë me shkurre, flakët e favorizuara

Një vatër zjarri raportohet në qytetin e Orikumit në Vlorë.

Flakët, të ndihmuara edhe nga era e fortë kanë përparuar me shpejtësi, duke u përhapur në kodrat e qytetit dhe duke rrezikuar edhe një banesë.

Zjarrfikësit e Vlorës si dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, por era e fortë bën që shuarja e zjarrit të jetë e vështirë. 

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse nga Vlora dhe 6 efektivë. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.