TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nesër do të mblidhet kryesia e PS ku do të “vuloset” edhe ekipi me të cilin kjo parti do të përfaqësohet në zgjedhjet e 11 majit.
Ora 00:00 është afati i fundit, ku Protokolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të presë listat e kandidatëve të partive për Parlamentaret.
Keshtu, kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 19:00 në selinë rozë për të zyrtarizuar listat e kandidatëve.
Pasditen e nesërme, para mbledhjes së kryesisë Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga Taulant Balla.
Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani , pritet te diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar takime me kabinetin dhe drejtuesit politikë, ku është diskutuar edhe lista paraprake e përgatitur nga këta të fundit.
Ende nuk është e qartë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e garës, pasi në mbledhjen e grupit të zhvilluar ditën e djeshme ai la të hapur mundësinë që edhe mund të mos jetë pjesë e listave.
Sipas Ramës, listat do të jenë një ndërthurje e eksperiencës të të “vjetërve’ dhe energjisë të të rinjtë që do të çoje në krijimin e një ekipi fitues për PS më 11 maj.