AKTUALITET, 19 Janar 2024, 11:27

Opozita pushtoi sallën dhe nuk lejoi mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Do të gjejmë mënyrën ta shtyjmë përpara

Opozita pushtoi sallën dhe nuk lejoi mbledhjen e Komisionit të

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dalë nga salla e bllokuar e nga deputetët e opozitës dhe në fjalën e tij për mediat u shpreh se mbledhja është e pamundur në zhvillohet në sallë, si pasojë e akteve vandale të deputetëve.

“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që predendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk e kanë lejuar.

Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre” tha fillimisht Gjiknuri.

I pyetur nëse mbledhja do të anulohet apo do të mbahet online, ai tha: “Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma që të ecë përpara.”

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka mundur të zhvillohet normalisht, pasi deputetë të opozitës kanë bllokuar sallën e mbledhjeve.

Deputetët demokratë, por edhe ata partive të tjera opozitare kanë zënë vendin e anëtarëve të Komisionit.

Ndërkohë një debat i ashpër është zhvilluar mes Flamur Nokës dhe bashkëkryetarit të Komisionit, Damian Gjiknuri.

Deputeti demokrat i tha kolegut të PS “mercenarë, nuk do lejojmë Ramaforme”.

Demokratët shprehen se ata kanë për bashkëkryetar Oerd Bylykbashin, duke mos pranuar Enkelejd Alibeajn.