TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për ndotjen e ajrit dhe mungesën e matjes së ndotjes, për shkak të neglizhencës së institucioneve edhe pse pajisjet dhe stacionet janë siguruar me fondet e Bashkimit Europian.
"Ka një problem me deklaratën e Ramës dhe me sigurinë që ai flet se Tirana është qytet i pastër. Ku e bazon ai? A ka statistika? Ne kemi zbuluar që nga viti 2019 deri sot ne nuk e kemi matur cilësinë e ajrit.
Ata i kanë të gjitha stacionet në nivele europiane, sepse janë blerë nga BE. Por ato nuk kanë punuar. Mënyra si kanë abuzuar me detyrën shtetërore për t'i mirëmbajtur, i kanë lënë të degradohen. Në fund të vitit 2022 është bërë tender për t'i riparuar. Pse? Kur ato ishin të reja. Por, u lanë të degradohen duke bërë tendera të pjesshëm.
Jam konsultuar me disa raporte të KLSH dhe konkluzioni është që i kanë lënë të degradohen. ISHP është një institucion tjetër që duhet të bëjë matje për ndikimin e ndotjes në shëndet.
Stacionet janë të degraduara edhe pse kanë kushtuar 530 mijë euro, të blera nga Bashkimi Europian.
Kanë detyrime ligjore, sepse janë ligjet. Madje, bëjnë edhe strategji kombëtare për mbrojtjen ndaj mjedisit. Kemi edhe detyrimin nga BE dhe nuk është zbatuar. Letrat janë në rregull, por nuk zbatohet detyrimi ligjor.
Në Tiranë, dy ndotësit më të mëdhenj, janë makinat e vjetra, trafiku i rënduar dhe ndërtimi pa kriter. Nëse ndërtuesit do të kontrolloheshin, kanë detyrim që një pjesë të investimit ta shpenzojnë për mbrojtjen e mjedisit.
KLSH thotë që nga 2019-2022, u parashikuarn 56 milionë lek dhe u tenderuan vetëm 5 milion. Ose nuk ka interes ose është e paaftë. Edhe tenderat janë me probleme.
BIRN zbuloi se në një rast ishte marrë në konflikt interesi. Tenderi ishte marrë dhe puna nuk është bërë", tha Gjoka.