TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Politika shqiptare nuk do t’u mundësojë emigrantëve që të votojnë as në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe Sekretar i Përgjithshëm i "Diaspora për Shqipërinë e Lirë", në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se sipas të dhënave të INSTAT, nga 1.7 milionë shqiptarë jashtë vendit, 1.3 janë me të drejtë vote dhe vota e tyre do të ndikonte shumë në rezultatin e zgjedhjeve në vend.
“Po t’i referohemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve, nuk ka rrugë të ndërmjetme. Gjykata Kushtetuese konstaton mosveprim, cënimin e kësaj të drejte kushtetuese në vitin 2021, kështu që i sugjeron dhe e detyron kuvendin që të plotësojë boshllëkun ligjor.
Në zgjedhjet e kaluara raporti mes palës fitues edhe humbëse në zgjedhje ka qenë 30 mijë vota, kështu që nëse i referohemi raportit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, sipas shifrave të INSTAT në vitin 2020, ku 1.7 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit dhe 1.3 milionë janë me të drejtë vote, diferenca 30 mijë me 1.3 milionë është shumë e madhe dhe në këtë kontekst, referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese çdo palë humbëse do të kishte të drejtë t’i drejtohej gjykatës për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve.
Është një proces i pashmangshëm, duke patur parasysh edhe eksodin, ne jemi të bindur në realizimin e tij.
Diaspora shqiptare është shumë kritike me zhvillimet politike në Shqipëri dhe pjesa më e madhe e tyre kanë votuar me këmbët e tyre dhe kur u larguan nga Shqipëria, minimalisht duan të shfryzojnë këtë të drejtë vote"-tha Milaqi.