AKTUALITET, 19 Janar 2024, 11:07

Deputetët e opozitës bllokojnë sallën ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore (VIDEO)

Deputetët e opozitës bllokojnë sallën ku do të

Deputetët e opozitës, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ata janë vendosur brenda sallës ku do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kreu i grupi të PD, Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës 10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin atë dhe ish-kryeministrin Sali Berishën.

Ligjvënësit e PD-së janë ulur në karriget e anëtarëve të Komisionit.

Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metaliaj i ka zënë karrigen Enkelejd Alibeajt.

Deputetet qe kane bllokuar Komisionin:
Albana Vokshi
Lindita Metaliaj
Ervin Salianji
Asllan Dogjani
Gazment Bardhi
Edmond Spaho
Flamur Noka
Xhelal Mziu
Lefter Geshtenja
Elda Hoti
Luan Baçi
Saimir Korreshi
Bledion Nallbati
Petrit Vasili
Dhurata Cupi
Isuf Cela
Fatmir Mediu