TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ritmin e lartë të ndërtimit të kullave në Tiranë deklaroi se qeveria lejon ndërtime pa patur konsideratë për njerëzit.
Sejamini tha se problemi që kemi sot me Tiranën është se qyteti nuk konsiderohet një qendër urbane, sociale dhe ekonomike.
“Në momentin që ndërtohet një pallat i ri, në atë lagje janë shtuar të paktën 1000 banorë nga të cilët qindra janë fëmijë, qindra janë të moshuar, shtohen qindra makina. Çfarë duan këta?
Duan shkolla se fëmijët do të shkojnë në shkollë, duan çerdhe, kapacitete shëndetësore, duhet një kënd lojërash, duhet trotuari, furnizimi me ujë.
Unë jetoj pas stadiumit “Air Albania”, ku janë ndërtuar disa kulla të reja në dekadën e fundit, por nuk është shtuar asgjë. Është i njëjti trotuar, është shtuar vetëm një kosh plehrash që vendoset në rrugë.
Ne ndërtojmë, duke vendosur një ndërtim fizik, pa pikë konsiderate se këtu do të banojnë njerëz. Nuk ndërtojmë banesa për njerëzit, por beton. Problemi që kemi sot më Tiranën është se qyteti nuk konsiderohet një qendër urbane, sociale dhe ekonomike. Ata shikojnë ku ka një copë vend dhe këtu duhet bërë një kullë dhe këtu vjen një kriminel, por edhe biznesmen të ndershëm dhe ndërton një kullë.
Ka një ligj Shqipëria për ndikimin në mjedis, pjesë e të cilës është edhe një konsultë me banorët që duhet të japin mendim, sepse shkatërron jetën e njerëzve. Kemi një qytet të zhveshur nga çdo konsideratë njerëzore për cilësinë e jetës që bën vetëm një politikë: ndërtim kullash”-tha Sejamini.