AKTUALITET, 19 Janar 2024, 09:52

Gazment Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të Opozitës, një orë më vonë zhvillohet Komisioni i Reformës Zgjedhore

Gazment Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të Opozitës, një

Gazmend Bardhi do të mbledhë sot grupin parlamentar të PD-së. Me anë të një mesazhi, Bardhi ka  njoftuar të gjithë deputetet se mbledhja do të bëhet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.

“E premte, ora 10:00, do te zhvillojmë mbledhjen e Grupit, në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Ndërkohë një orë më vonë, në 11:00 po në Kryesinë e Kuvendit është njoftuar mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Nuk dihet nëse deputetët e PD së Rithemelimit dhe ata që mbështesin Gazment Bardhin do të pengojnë zhvillimet e këtij komisionit, por nisur nga zhvillimet e fundit, nuk përjashtohet edhe skenari i bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë që opozita prej tetorit të vitit të kaluar është në aksion dhe nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.