TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbledhja e parë e Kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta.
Ish-ministri i qeverisë "Berisha", Jemin Gjana ka dalë në mbrojtje të Bashës gjatë diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë.
Kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD ka thënë se ai zotëron një shtëpi të dhënë nga Enti i Banesave, ndërsa ata që janë në Foltore janë bërë milionerë.
Anëtari i Kryesisë, Aldo Bumçi ka ndërhyrë duke i kërkuar Gjanës që të flasë me emra.
Jemin Gjana gjatë debatit ka ngritur tonet, por që më pas ka kërkuar ndjesë dhe gjithçka mes të dyve është shuar.
Debati
Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti i Banesave. Berisha e ministrat e 'Foltores' janë bërë milionerë.
Aldo Bumçi: Dhe me kë e ke ti këtë?
Jemin Gjana: Mos më ndërprit
Aldo Bumçi: Fol me emra. Kush janë? Fol me emra këtu...
(Jemin Gjana përgjigjet me tone të forta dhe më pas kërkon falje...)
Për uljen e toneve të debatit kanë ndërhyrë edhe Gazment Bardhi me Gent Strazimirin.