AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 19:34

Veprimi i Bashës - Artan Fuga: Kongres i PD më 18 dhjetor? Vetëvrasje politike e monolog me veten

Veprimi i Bashës  - Artan Fuga: Kongres i PD më 18 dhjetor?

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan për faktin se Lulzim Basha lajmëroi mbajtjen e Kongresit të PD më 18 dhjetor.

Fuga thekson se ky veprim është vetëvrasje politike, duke shtuar se duket si monolog me vetveten.

Postimi i profesor Artan Fugës:

Kongres i partisë demokratike në 18 dhjetor???

Uaaaaaaaaaaaa, vetëvrasje politike!!!

Carje skizofrenike ndarjeje në dysh e identitetit politik! Vetëm psikanaliza i jep dum kësaj.

Më keq se djegja e mandateve të deputetëve, më budallallik politik se injorimi i zgjedhjeve për bashkitë!

Kryesia e PD vulosi sot çarjen në dysh të partisë, të grupit parlamentar dhe të elektoratit!

Nuk kishte si ta bënte më keq!

E pabesueshme! Në fakt e pritshme pas dhjetra gafave me ose pa qëllim që kanë dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, pra edhe ne si qytetarë, votojmë ose jo për të!