TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtari i kryesisë dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ka pasur debate të forta me Lulzim Bashën sa i takon ndryshimit të datës dhe shkeljet statutore të partisë.
Po ashtu, Bumçi ka qenë kritik edhe ndaj akuzave të fundit që ka artikuluar Basha ndaj liderit historik të PD dhe mbështetësve të tij.
"Kuvendi Kombëtar do të mbahet në 11 dhjetor ashtu siç ka propozuar dhe njoftuar z.Sali Berisha me anë të përfaqësuesve të tij të cilët kanë dorëzuan 4200 firma", i është drejtuar Bumçi, Bashës.
Por kreu aktual i PD ka deklaruar se data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar me vendim të Kryesisë së PD do të jetë 18 dhjetori, ndërsa ka shtuar se 11 dhjetori është miting i ish-kryeministrit Sali Berisha.