TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë të Partisë Demokratike ka lajmëruar se më datë 18 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.
Në këtë mbledhje, ishte i pranishëm edhe Flamur Noka, që ka folur me tone të larta.
Noka është shprehur se Kryesia e PD-së është ilegjitime dhe se firmat e mbledhura nga Berisha për Kuvend më 11 dhjetor janë në rregull.
“Kryesia ështe ilegjitime dhe firmat e mbledhura janë në rregull.
Cila pikë e statutit kërkon që firmat duhen depozituar tek ju”, mësohet të jetë shprehur Noka në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.