AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 19:25

"Kërkojnë të vjedhin axhendën"/ Berisha tregon përse nuk mund të pranojë Kongresin e thirrur nga Lulzim Basha

"Kërkojnë të vjedhin axhendën"/ Berisha tregon

Sali Berisha, ka dalë në konferencë për shtyp, fill pas mbledhjes së kryesisë së PD, ku Basha kërkoi mbajtjen e Kuvendit në 18 dhjetor. 

Berisha ka hedhur poshtë çdo përpjekje të Bashës për të marrë nën kontroll procesin e nisur nga 4200 firmat e delegatëve. Berisha ka thënë se vendimi i kryetarit aktual është nul dhe një përpjekje për diversion për të penguar një kongres që ai nuk donte ta mblidhte kurrë.

“Basha dhe Rama duan ti vjedhin axhendën kongresit”, tha ai duke e ftuar Bashën: “je i ftuar të vish në kuvendin e partisë, por kushdo që huyn hyn në atë sallë  futet si anëtar i barabartë me të tjerët, pasi ky është një kuvend i mbledhur nga anëtarësia”

"Këtë Kuvend nuk e thërret përfaqësia por anëtarësia. E thirri anëtarësia sepse nuk desh ta thërriste përfaqësia, që donte ta bllokonte! Cilido që hyn në atë Kuvend, hyn strikt si anëtar i barabartë me të tjerët, sikundër e njoftoi peng Bashën, se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit. Kuvendi vazhdon veprimtarinë e tij deri me rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Mos mendo Edvin, se duke vjedhur data do të mund ti dalësh përpara këtij Kuvendi", deklaroi Berisha. 

Poll