TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Kërçanaj, Ergys Agaçin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë kontrolle në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë këtë mëngjes.
Sipas informacioneve paraprake, Gjykata e Posaçme ka miratuar disa masa sigurie për llogari të një hetimi të SPAK mbi abuzimet me tenderët nga AKSHI-t.
Keshtu, referuar burimeve pranë BKH-së, raportoi në një lidhje live se ka GJKKO ka dhënë disa masa sigurie, përveç Ergys Agasit, për të cilin është dhënë masa ‘arrest me burg’, për kreun e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.
Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Kështu, SPAK la lëshuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’, për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit u paraqit disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
Kujtojmë se më 3 dhjetor, Karccanaj qëndroi më shumë se tre orë në ambientet e SPAK, ndërsa doli prej aty pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve. SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.
Një nga biznesmenët nën hetim ishte dhe Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, ndaj të cilit SPAK ka caktuar masën ‘arrest me burg’. Sipas SPAK, dyshohet se Beqiri ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara. Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.