TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bislim Ahmetaj, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar mbledhjen e 35 firmave të deputetëve të PD-së për të votuar si kandidat për Avokat Populli Endrit Shabanin, zbuloi një nismë në PD për të mbledhur firma që kush ka marrë shkollim nga fondet e Sorosit do të largohen nga funksionet drejtuese të partisë.
“Avokati i Popullit nuk është për t'u nënvlerësuar dhe fakti që ai votohet në 84 vota do të thotë që i është dhënë rëndësi e jashtëzakonshme që në kushtetutë dhe votohet me shumicë të cilësuar.
Është krijuar një traditë për t'iu besuar opozitës që unë e konsideroj pozitive, por që kërkon konsensus mes dy palëve.
Problemi personal, përveçse është i etiketuar në masë si kundërshtar i Partisë Demokratike, si i rreshtuar në shumicën e kohës në krahë të Edi Ramës dhe si një personazh i cili është kalçifikuar si i Sorosit.
Në Partinë Demokratike dikush është duke mbledhur firma që ta hedhë në votim tek Këshilli Kombëtar, që kush ka marrë fonde nga Sorosi, që çdo njeri që ka qenë pjesë e shkollimit prej tij, të mos të jetë më pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.
Ata janë më kriptokomunistët dhe janë më djallëzorët. Edhe për ata që i njoh, nuk po e përmend me emra, janë më djallëzorët, më diabolikët dhe fytyrat më të shëmtuara, që i kanë sjellë shumë dëme Partisë Demokratike, herë nën rrogoz, herë mbi rrogoz”- tha Ahmetaj.