TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për tre vitet e Dumanit në krye të SPAK. Dervishi tha se SPAK bëri ndryshime të rëndësishme, por ka ende dosje "të rënda" që nuk preken.
"Mendoj se SPAK ndryshoi realitete. Njerëzit guxonin të çonin dosje, avokatë, gazetarë, nuk kishin frikë të denonconin gjithëkënd. Vërtetë Berisha thotë SPAK kriminal por PD në SPAK i çon. Gaz Bardhi e me rradhë. Efekt nuk ka, vijojmë të kemi shtet krejtësisht të korruptuar dhe krimi i organizuar vijon. Ka shumë dosje në SPAK, të cilat kanë 4-5 vite që nuk i sheh njeri. Përshembull pronat e ushtrisë, ka 5 vjet që hetohen.
Ke biznesmenë të fuqishëm, që nuk u afrohet SPAK fare. Ka më shumë dosje të rënda të lënë mënjanë, të pafilluara, sesa ato që kanë nxjerrë produkt", tha Dervishi.
Lidhur me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho, Dervishi përmendi disa prej dosjeve të tij dhe tha se është vlerësuar veçanërisht për çështje që kanë të bëjnë me krimin ekonomik.
"Për Brahon, kryeprokurorin e ri, do të mblidhemi pas tre vitesh, do të jemi të qartë për të thënë bëri këtë apo atë. Nuk dimë shumë gjëra, dimë që e kanë vlerësuar. Mora dosjet më të mëdha që njihet ai. Është historia e Shpëtim Gjikës në Vlorë, që pati konflikt me kryeministrin. U fut në burg, u shpall i pafajshëm, por nga politika doli. Ka hetuar Adriatik Llallën, ka patur kundër Ramën dhe amerikanët, sepse ishte emëruar nga Meta, e ka hetuar Braho dhe u dënua me dy vite burg për fshehje të pasurisë, ndërkohë Llalla këtë e kishte promovuar te Krimet e Rënda.
E kemi pjesë te Arben Ahmetaj, sërish Rama brenda. E kemi pjesë në 5D e Veliajt, sërish këtu kryeministri. Është te Toyota Yaris, dosje me probleme, ka futur brenda shokun e ngushtë. Nuk dua ta paragjykoj, do të shohim pas tre vitesh.
Nga ana tjetër, kolegët e vlerësojnë, si person të zotë për krimin ekonomik dhe bankar, më i miri që ka SPAK. Është marrë me krimin që buron nga tenderat, paracaktimin, e këto", tha Dervishi.