AKTUALITET, 15 Dhjetor 2025, 18:32

Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD, nis Foltorja e opozitës para Kryeministrisë

Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD, nis

Ka nisur Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në sheshin para godinës së qeverisë, shoqëruar nga deputetë të PD.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, është e para që mori fjalën, ku vuri theksin në faktin që PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët.

Sipas saj është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk fshehin dot më realitetin. Ajo ka ndarë disa nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket takimeve të PD me ndërkombëtarët.