AKTUALITET, 15 Dhjetor 2025, 19:10

"Lapaj po bën një protestë civile", Berisha: Nisim betejën përfundimtare për fitoren e opozitës!

"Lapaj po bën një protestë civile", Berisha: Nisim

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës dhe fitoren e shqiptarëve.

“Sot mblidhemi për të shpallur para jush dhe mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës dhe fitoren e shqiptarëve. Miqtë e mi parafolësit thanë që Ramna është një hajdut i pa përmbajtur, por nga të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shteron guximin më shumë është vjedhja, ndaj Rama është frikacaku më i madh që ka njohur historia.

Shihni ç’bën çdo natë me Lapajn në protestën e tij më qytetare e civile, vë një karrige atyre, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari”, tha ai.