TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, deri në në shqyrtim përfundimtar të çështjes.
Dyrnjaja tha se GJK nuk foli për Ballukun, por për parimin dhe me këtë vendim u vendos një standard.
"Gjykata Kushtetuese nuk foli për Ballukun por për parimin. Të mos ngatërrojmë çështjen me personin.
Mendoj se GJK është shprehur mbi parimin dhe ka vendosur një standard në lidhje me shqetësimin e kryeministrit për ndërhyrjen e një pushteti në një pushtet tjetër.
Thënë kjo, çështja e 22 Janarit, që do të shqyrtohet në themel, është diçka krejt tjetër.
GJK thjesht ka pezulluar pezullimin e zv kryeministres. Në themel do të shqyrtohet në 22 Janar.
A ka të drejtë një strukturë e posaçme të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave?
U fol për parimin dhe jo për personin. U vendos një standard", tha Dyrnjaja.