TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke analizuar punën e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut, u shpreh se gjatë mandatit të tij u arrestuan apo ndoqën penalisht politikanët, por gjyqet e tyre po zvarriten, kanë ecur më shpejt gjykimet për organizatat kriminale, ndërsa nuk u hetuan krimet zgjedhore.
“Në të tilla raste, si do ta shohësh gotën, bosh apo plot? Mandati i Dumanit vinte pas mandatit të Krajës, që kishte SPAK mungesa për t’u plotësuar, vinim nga hetimi i një arke peshk, deri te futja në burg e ish-presidentit, arrestimi i kryetarit të bashkisë, hetimi i dy zv/kryeministrave, hetime për ministra. SPAK është malli më i shitur në artikulimin publik.
Një lloj suksesi ky është, njerëzit e pamundur për të ndryshuar realitetin politik, thonë ndoshta na e rregullon SPAK-u këtë punë.
Problemi tani, gjykata çdo të bëjë me dosjet. Kanë nisur gjyqe, por gjyqe që zvarriten. Ka nisur gjyqi i Metës, por jo në seancë, po kështu Berisha dhe Veliaj.
Ndërkohë kemi patur raste të organizatave kriminale, që SPAK i ka dërguar në gjykatë dhe ka përfunduar gjyqi në shkallë të parë. Ka patur më tepër nxitim me gjyqet kriminale.
Njolla e SPAK në këto vitet lidhet me zgjedhjet, nuk arritën asgjë.
Sa i përket Brahos, pak a shumë e ka rrugën e shtruar, pritet të shohim si do të reagojë, në raport me disa veprime që janë konsideruar edhe abuzuese, si masat e gjata të arrestit.
Dumani po e lë mandatin me një akuzë ndaj zv.kryeministres, të shohim deri ku do të shkojë Braho”- tha Tela.