TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Italisë dhe DEA-n amerikane.

Gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.

Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.
Një prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorrë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik.
Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera në kuadër të këtij operacioni që ka nisur prej disa ditësh edhe nga pala italiane.