TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Llamanit në Himarë. Dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç janë përplasur me jet ski me njëri-tjetrin ku për pasojë është dëmtuar rëndë i mituri me iniciale K.Xh., i moshës 16 vjeç i cili u transportua drejt Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Si pasojë e përplasjes u dëmtua edhe 17-vjeçari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I mituri 16-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe aktualisht ndodhet në intubim dhe ka fraktura shumë të rënda në kokë. Për momentin, mësohet se i mituri nuk do të futet as në operacion për shkak të frakturave të rënda.
Ngjarja ndodhi këtë pasdite, dy të miturit kishin marrë me qira dy jet ski edhe pse ligjërisht nuk lejohet që t’i marrin të miturit. Për këtë ngjarje është shoqëruar edhe pronari i mjeteve lundruese me iniciale R.P.
Fillimisht, policia bëri me dije se dy të miturit pasi mbaruan xhirot me mjetet lundruese në plazhin e Llamanit, u hodhën nga shkëmbi në det. Fillimisht, sipas njoftimit paraprak të policisë, u hodh 16-vjeçari, ndërsa adoleshenti tjetër u hodh ta shpëtonte. Sidoqoftë, policia e rrëzoi këtë version me pretendimin sepse dy dëshmitarë të tjerë të ngjarjes kanë dhënë dëshmi të rreme.
Ngjarja ende është e paqartë, ndërsa po punohet të të zbardhur më tepër detaje.