AKTUALITET, 5 Gusht 2023, 14:04

Kanabisi në repartin ushtarak të Zall-Herrit, Peleshi: Pezulluam përgjegjësit, dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm

Kanabisi në repartin ushtarak të Zall-Herrit, Peleshi: Pezulluam

Kanabisi në repartin ushtarak të Zall-Herrit, Peleshi: Pezulluam

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas aksionit të Policisë së Shtetit, e cila zbuloi një parcelë me kanabis në repartin ushtarak në Zall-Herr. Në një mesazh në rrjetet sociale Peleshi njoftoi se ka pezulluar nga detyra përgjegjësit e repartit, ndërsa dënoi aktivitetin e paligjshëm.

"Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.
Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.
Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!"-shkroi ministri Peleshi, për të cilin opozita kërkoi sot dorëheqjen.

Arrestimet

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.