AKTUALITET, 20 Maj 2025, 10:47

Operacioni antidrogë/ Arrestohen dy persona, u kapën me 59 pako me kanabis në Thumanë

Operacioni antidrogë/ Arrestohen dy persona, u kapën me 59 pako me

Dy persona përfunduan në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge me vete. Policia njoftoi të martën se u arrestuan E.Tahirin, 37 vjeç dhe B.Shabanin, 48 vjeç.

Uniformat blu kishin informacione se të dy transportonin lëndë narkotike, më saktësisht kanabis sativa.

Për këtë arsye organizuan një operacion në Thumanë, ku ndaluan mjetin e 2 të arrestuarve. Aty gjetën 59 pako me kanabis.

“Shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen”, njoftoi policia.

Përveç drogës, uniformat blu kanë sekuestruar edhe makinën e të arrestuarve.