AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 13:04

Olta Xhaçka takon homologun portugez: Me çeljen e negociatave BE vlerësoi punën dhe arritjet tona

Olta Xhaçka takon homologun portugez: Me çeljen e negociatave BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot homologun nga Portugalia, Joao Cravinho. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrja Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave.

Sipas saj BE certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Mbajtja e KNQ-së, nënkupton se BE ka miratuar punën dhe arritjet tona. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona. Ne e vlerësojmë vizionin realist që Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur, vlerësuam se përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Kjo përpjekje mbështetet për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal, në një mënyrë që promovon integrimin me BE.

Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të vendeve të rajonit dhe Ukrainës, instrument efikas për të inkurajuar forcimin e paqes. Bashkëpunimi në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, ekzistojnë mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm”, tha Xhaçka.