AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 10:29

Shkarkimi i Arben Ahmetajt nga detyra e zëvendëskryeministrit, "thumbon" Braçe: Globi rrotullohet

Shkarkimi i Arben Ahmetajt nga detyra e zëvendëskryeministrit,

Teksa kabineti qeveritar Rama pësoi ndryshime që në nisje të kësaj të hëne, me shkarkimin e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj caktimin në vend të tij të Belinda Ballukut, një reagim ka ardhur nga deputeti i PS-së, Erion Braçe.

Deputeti socialist ka publikuar një foto në rrjetet sociale të lindjes së diellit dhe ka vendosur si diçiturë “Globi rrotullohet”.

"Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet"- shkruan Braçe, ndërsa nuk dihet nëse është një mesazh i fshehur ndaj Arben Ahmetajt, pasi ky i fundit i zuri vendin Braçes.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka shkarkuar Arben Ahmetajn, nga dy postet e rëndësishme që mbante, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin. Po ashtu, kryeministri ka shkarkuar dhe Zef Mazin si Kryenegociator.

Ai do të zëvendësohet nga Majlinda Dhuka, që do të jetë Kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit.

Rama i argumenton këto ndryshime duke thënë se tani nuk është më në plan të parë Rindërtimi, por negociatat me BE-në, pas çeljes së tyre.