TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha në deklaratë për mediat ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar nga detyra e zv kryeministrit Arben Ahmetajn.
Berisha ka akuzuar Ramen si kreun e aferës së inceneratorëve.
“Sot njoftohet se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajn.
Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një: Ky është Edi Rama. Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë në kundërshtim me ligjin”, tha Berisha.