TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja e cila është marrë e pandehur për deklarim të rreme e falsifikim dokumentesh është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake.
Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më datë 29 korrik.
Disa javë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
Ndërkohë Çiftja vazhdon të ushtrojë funksionin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.