AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 12:23

Mesazh nga shkallët e LSI-së, Meta: Nuk shkova të rimarrë partinë

Mesazh nga shkallët e LSI-së, Meta: Nuk shkova të rimarrë

Edhe pse bëri një deklaratë nga shkallët e LSI-së që në orët e para të mëngjesit, Ilir Meta shkruan se nuk u kthye në seli për të marrë drejtimin e partisë, por për të çuar mesazhin e popullit të 2 marsit.

Postimi në Facebook: 

Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend.

Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.

Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Partia e referendumit na pret!

Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit.

Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës.