TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm një ditë pasi la detyrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta kthehet sot në partinë që ai themeloi, LSI.
Mësohet se ditën e sotme në orën 10:30 Meta do të bëjë një dalje për mediat nga selia e LSI-së.
Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta ka pohuar se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do t’i kthehej politikës fuqishëm.
“Në ora 10:30, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të ketë një dalje për mediat në selinë e LSI!”, shkruan këshilltari i tij gjatë kohës që drejtonte Presidencën, Tedi Blushi.