TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti Ilir Meta jashtë selisë së LSI, u shpreh krenar për themelimin e kësaj partie.
“Një ditë e re dhe një rrugë e re. Krenar që themelova LSI”, tha Meta.
Dje, Meta përfundoi mandatin 5-vjeçar si president i Republikës dhe ia dorëzoi detyrën kreut të ri të shtetit, Bajram Begaj.
Sikurse e ka paralajmëruar ai do t’i kthehet politikës aktive. Në orën 19:00 LSI do të mbajë sot Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve dhe Meta pritet që të konfirmohet si kryetar i saj.
Ish-presidenti e ka nisur ditën herët, duke përcjellë mesazhe.
Në një foto të publikuar me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ai shkruan për “shpresë dhe horizont të ri”.
Në një tjetër foto, ku shfaqej duke pirë kafen e mëngjesit me ish-ambasadorin Agim Nesho dhe zëdhënësin e tij në Presidencë, Tedi Blushi, Meta thotë se “është koha për veprim”.