TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist më 11 shtator 2001 në SHBA.
Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se 11 shtatori nuk do të harrohet kurrë.
“Sot nderojmë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit. Ne kujtojmë jetët e humbura në atë tragjedi të tmerrshme, por gjithashtu krenohemi me guximin, dhembshurinë, sakrificën dhe solidaritetin që u zbulua në atë ditë. Nuk do të harrojmë kurrë! -shkruan Xhaçka.
Sot mbushen 21 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më e rëndë në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.
Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.
Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë.
Today we honor the victims of the #September11th attacks. We remember the lives lost in that terrible tragedy but we also take pride in the courage, compassion, sacrifice & solidarity that was revealed on that day. We will never forget!#NerverForget#Remember911 pic.twitter.com/9pnORGOwB5
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) September 11, 2022