AKTUALITET, 10 Shtator 2022, 23:14

Aksident i trefishtë në Tiranë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në Tiranë, disa të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Unazë të Madhe në Tiranë, ku janë përfshirë tri makina.

Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se, kanë mbetur të plagosur disa persona.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, por ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja.