AKTUALITET, 10 Shtator 2022, 20:35

Edhe policia e Prizrenit angazhohet në kërkimin e të riut nga Kukësi

Edhe policia e Prizrenit angazhohet në kërkimin e të riut nga

Policia e Rajonit të Prizrenit ka ofruar ndihmën e saj për gjetjen e 26-vjeçarit shqiptar Melidin Adili, i raportuar i zhdukur që nga 4 shtatori.

Me anë të një njoftimi blutë e Prizrenit kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të riun. 26-vjeçari humbi në Bjeshkët e Sharrit, në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi kishte dalë për të mbledhur boronica.

Për herë të fundit thuhet se është parë nga shokët e tij të punës, në vendin e quajtur Zhilibeg, që gjendet në afërsi të fshatit Brod të Komunës së Dragashit.

Policia e Kukesit është në kërkim të zonës me dronë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me policinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë së Veriut.