AKTUALITET, 11 Shtator 2022, 10:17

Sulmet e 11 shtatorit/ Ambasada e SHBA në Tiranë nderon viktimat! Demian Smith: Sado kohë të kalojë, nuk do i harrojmë kurrë heronjtë

Sulmet e 11 shtatorit/ Ambasada e SHBA në Tiranë nderon viktimat!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit të vitit të 2001. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se anëtarët e saj janë mbledhur për të nderuar ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.

“Kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001. Anëtarët e komunitetit të ambasadës së SHBA u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, 2001.

I Ngarkuari me Punë Demian Smith shenjoi 21 vjetorin me një moment heshtjeje dhe u tha pjesëmarrësve se sado kohë të kalojë nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat dhe heronjtë e 11 shtatorit”, thuhet në postim.