TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së 13 shtatorit (18:00) në inceneratorin e Tiranës.
Ish-Presidenti thekson se miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve.
“Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej vitesh, me firma pensionistësh që jetojnë në azile dhe me firma çobanësh që mbajnë dhen në Greqi.
Si mund të vazhdojë kjo aferë kur inceneratorë nuk ka por Qeveria vazhdon paguan pronarët e shpallur në kërkim? Dihet shumë mirë që këto para shkojnë vetëm për krimin. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.
Koha nuk pret më! Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.