TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku në shënjestër ishte sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit.
SHBA thekson se ky aktivitet keqdashës vjen pas sulmit kibernetik të 15 Korrikut nga qeveria e Iranit ndërsa shton se qeveria e saj po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar sulmin dhe për të rimëkëmbur pasojat e tij.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë.
Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, thuhet në postim.
The United States condemns the September 9th cyberattack against our NATO Ally, Albania. This malicious activity against Albania follows the July 15 cyberattack conducted by the Government of Iran. The U.S. government is supporting Albania’s efforts to mitigate and recover.
— National Security Council (@WHNSC) September 11, 2022