AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 21:55

Olsi Rama "koka" e call-centerave që mashtrojnë europianët? Artan Hoxha: Ai nuk nxjerr dot kampion as Partizanin...

Olsi Rama "koka" e call-centerave që mashtrojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një konference për shtyp se "koka" e skemës së grabitjes së qytetarëve europianë nëpërmjet call-center që gjenden në Shqipëri, është vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. 

I ftuar në emsionin "Të Paekspozuarit", gazetari Artan Hoxha shpjegoi operacionin e policisë spanjolle në territorin shqiptar, por përjshtoi përfshirjen e Olsi Ramës në skemën e mashtrimit me call center. 

"Ne u ndeshëm me pasojat e një fenomeni që kishim një dekadë që zhvillohej. Patjeter do të përfundonim në këtë situatë. Nuk e kishim menduar që policitë e vendeve europiane, të kryenin operacione në territorin tonë. Nuk di vend tjetër ku mund të ndodhë kjo. Pra, 25 policë spanjollë hynë në territorin e Shqipërisë. Ishte e pabesueshmë si mund të vijnë 25 trupa spanjolle, me mjete të policisë së tyre, uniformat e tyre, të kryejnë veprime policore në territor të Shqipërisë.

E dyta, pse Shqipëria u kthye në fushëbetejë? Sepse pasojat që patën qytetarët europianë nga ky aktivitet i paligjshëm, po vinin nga territori shqiptar.  Policia e Shtetit ka patur dy mënyra për të bërë para. Njëra, nga call center dhe tjera nga lojrat e fatit. Ata synuan të godasin dhe të çojnë mesazh te pjesëtarët e përfshirë në këtë fenomen. Janë kryer mashtrime në shuma të mëdha. Në Shqipëri nuk shkuan atje ku pretendonin.

Bëhet fjalë që këto lloj biznesesh në Shqipëri, në kontrollin dhe mbrojtjen e tyre u vunë personazhe shumë të rëndësishëm.

Po të thoshin që është Edi Rama do të ishte më e besueshme, por që është Olsi Rama… Olsi Rama edhe Partizanin nuk e shpall dot kampion.

Më mirë bjeri atij të madhit se mban ai", deklaroi Hoxha.