AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 19:46

Primaret për Kuçovën/ Erisa Xhixho krah kandidatit të Partisë së Lirisë: Më 14 maj jua rikthejmë bashkitë qytetarëve

Primaret për Kuçovën/ Erisa Xhixho krah kandidatit të

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ndarë foto nga takimi me strukturat drejtuese të PL në Kuçovë me ish-deputetin Lefter Maliqi, i cili garon në primare për të kandiduar për kryebashkiak për këtë bashki.

Xhixho shprehet se qeveria e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme ndaj më 14 Maj bashkitë duhet t’u kthehen qytetarëve me forcën e votës.

“Koha e llogaridhënies ka ardhur, ndaj qeveria Rama, e cila edhe sot në kohë krize ekonomike ka prioritet pagesat e PPP-ve dhe të inceneratorëve, duhet ndëshkuar me votë”, shkruan Xhixho.

Statusi i Erisa Xhixhos

Kënaqësi të isha sot në takimin në Kuçovë me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, me ish-deputetin Lefter Maliqi.

Papunësia, emigrimi masiv i të rinjve, mungesa e investimeve të Bashkisë Kuçovë, kriza e çmimeve, mungesa e shpresës ishin disa nga shqetësimet që ndanë me ne qytetarët.

Koha e llogaridhënies ka ardhur, ndaj qeveria Rama, e cila edhe sot në kohë krize ekonomike ka prioritet pagesat e PPP-ve dhe të inceneratorëve, duhet ndëshkuar me votë.

Kjo qeveri që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme dhe vazhdon të injorojë qytetarët që përballen me rrënimin ekonomik do ta marrë përgjigjen më 14 maj.

Më 14 maj, u rikthejmë bashkitë qytetarëve!

Me forcën e votës i kthejmë Këshillat Bashkiakë në parlamentet e qyteteve, sepse pushteti i takon sovranit, jo klientëve të qeverisë.