AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 15:12

Përmbytjet/ Akuzat e Berishës për vjedhje, reagon Rama

Përmbytjet/ Akuzat e Berishës për vjedhje, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përgjigje të akuzave që ka ngritur Sali Berisha, në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Reagimi i Ramës

Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!

Berisha e akuzoi Ramën për vjedhje në fjalën e tij në konferencën me gazetarët nga Shkodra.

“Ka një urrejtje për Shkodrën. Përgjigja ime është, ai në çdo akt që firmos vetëm vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument, që u thotë shqiptarëve si mund të vjedhë një burrë dy metra. Ka argumenta që e nxjerrin Edi Ramën hajdutin më të madh të shtetit shqiptar në të gjithë historinë”, tha Berisha.