TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë BKH kanë hyrë në ambientet e Ora News për të zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO për marrjen në administrim nga shteti të godinës.
"Do të bëjmë inventarin e pasurisë. OPGJ dhe BKH do të dokumentojë me foto deri në zbardhjen e dokumenteve", është bërë me dije ndër të tjera.
Administratori i shtetit Faraudin Arapi mbajti një takim me drejtuesit e televizionit dhe përfaqësues të policisë dhe byrosë.
"Nuk do të lejoj askënd që në këtë proces të diktojë në programacion etj. Vijoni siç jeni tani. I takon sektorit juridik të kryejë zbatimin e vendimit.
Mendoj se duhet të jem pjesë e juaj. Ju mbështes dhe do të jemi bashkë deri në përfundim të hetimit e gjykimit përfundimtar.
Nuk dua të më dëmtohet asnjë vlerë. Askush të mos largohet nga pozicioni që ka. E konsideroj veten pjesë tuaj dhe do të vijoj të jem pjesë e miradministrimit që ka ky institucion.
Të gjithë bashkë me kolektivin tuaj i kemi mundësitë të qëndrojnë në krye të detyrës", tha ai.
Nga ana tjetër bordi drejtues i RTV Ora pritet të mblidhet sot për të vendosur mbi vetëadministrimin e këtij televizioni deri në momentin që të ketë një qartësim nga ana e administratorit shtetëror.