AKTUALITET, 5 Dhjetor 2021, 18:28

“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës

 

“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë
Foto: Foltorja në New Jersey dhe Sali Berisha

 

“O Sali o hero, Amerika ty të do!”, këto ishin thirrjet e shqiptaro-amerikanëve, që po marrin pjesë në Foltoren e Sali Berishës nga New Jersey. 

Berisha flet nga Tirana, ndërkohë që ka një lidhje direkte me sallën e mbushur me demokratë në New Jersey. 

Berisha foli edhe njëherë për shpalljen e tij non-grata, duke deklaruar se ka ardhur si rezultat i "lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros". 

"Ne po bëjmë gjithçka që t’ju kthejmë votën shqiptarëve.

Po bëjmë gjithçka që PD të shndërrohet në forcë konservatore, të vlerave të lirisë. Më pas shoqëria shqiptare, të votojë e lirë, me dinjitet. Pasi jemi të bindur se vendin e madh ku ju jetoni, e bënë të tillë, mbi të gjitha, liritë dhe të drejtat që kushtetuta e tij garantoi për shtetasit e SHBA-ve.

“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë

Kjo është një lëvizje pro Amerikës dhe pro botës së lirë. Është një lëvizje që lufton kundër një regjimit, klikave 'nartkokratike'.

Me 14 maj, unë jam shpallur non-grata nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Po me 19 maj, i kam drejtuar një letër, ku i them se jeni i keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros", tha ndër të tjera Berisha.

“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë

Ish kryeministri përsëriti edhe njëherë se nuk ka prova për shpalljen e tij non-grata , ndërkohë që e quajti liderin e opozitës Lulizm Basha, një njeri të kapur dhe përfshirë në afera korruptive. 

Poll