TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar.
E plagosura aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.