TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin, ku shoferi i makinës, një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Të plagosurit janë të moshës 48, 52 dhe 21 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit.
“Më datë 05.12.2021, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi E. B., rreth 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.