AKTUALITET, 5 Dhjetor 2021, 09:20

Automjeti përplas për vdekje 67-vjeçarin në aksin Fushë Krujë-Milot, shoqërohet shoferi i makinës

Automjeti përplas për vdekje 67-vjeçarin në aksin

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç ka përplasur për vdekje këmbësorin E. M., 67 vjeç. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

"Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme,"-njofton policia.