AKTUALITET, 5 Dhjetor 2021, 16:29

Zetori rrëshqet në kanal. Humb jetën 55-vjeçari, plagoset vajza e tij e mitur

Zetori rrëshqet në kanal. Humb jetën 55-vjeçari, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, një një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur 10 vjeçe është plagosur.

Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij zetor, kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal.

“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.